Më njofto

Vjen së shpejti, fillimisht vetëm në iPhone

Fustanin që e veshe vetëm një natë,shite., jepe me qira., mos e lër në dollap.

Shumica e fustaneve vishen vetëm një herë, pastaj harrohen në dollap. Në Fustana, fustani yt gjen vajzën që po e kërkon, e ti fiton diçka prej tij.

Posto fustanin tënd në tre hapa.

Gjithçka bëhet nga telefoni, pa pasur nevojë ta çosh fustanin askund.

  1. Fotografoje

    Bëj disa foto në dritë të mirë, shëno madhësinë dhe çmimin, pastaj zgjidh: e shet apo e jep me qira.

  2. E kontrollojmë ne

    Çdo postim e shikon dikush nga ekipi para se të publikohet. Sapo aprovohet, të vjen njoftimi në telefon.

  3. Bisedoni dhe takohuni

    Vajzat e interesuara të shkruajnë në chat. Pastaj caktoni bashkë ku takoheni për provë dhe si e bëni pagesën.

Fustana nuk blen fustane.

Jemi vendi ku takoheni. Ti e poston fustanin tënd, një vajzë tjetër e gjen, dhe marrëveshja mbetet mes jush.

  • Paratë janë të tuatBlerësja të paguan ty direkt, me para në dorë ose si të bini dakord. Nga shitja dhe qiraja ne nuk marrim asnjë cent.
  • Paguan vetëm kur poston4,99 € për një postim, ose 19,99 € për Premium. Shfletimi dhe chat-i janë falas për këdo.
  • Fustani nuk lëviz nga shtëpiaMbetet në dollapin tënd deri ditën që e takon blerësen, ose deri kur ia dërgon vetë.
Shembull

Fustan mbrëmjeje, i veshur një herë

Çmimi që vendos ti
150,00 €
Komisioni i Fustanës
0,00 €
Ti merr150,00 €

Tarifa e postimit, 4,99 €, paguhet një herë në App Store kur e poston fustanin.

Krijuar vetëm për fustane

Jo si grupet në Facebook, ku postimi humb mes komenteve dhe numri yt del publik. Këtu çdo fustan ka vendin e vet.

  • Shite ose jepe me qira

    Një fustan nusërie me qira mund të të sjellë para çdo verë, jo vetëm një herë.

  • Pa komision

    Çmimin e vendos ti. Atë që paguan blerësja, e merr ti, deri në cent.

  • Gjej masën tënde

    Zgjidh madhësinë, ngjyrën dhe qytetin, dhe shiko vetëm fustanet që të bëjnë.

  • Chat brenda aplikacionit

    Pyet për provën apo dërgesën pa ia dhënë numrin e telefonit askujt.

  • Postime të kontrolluara

    Çdo postim e shikon një njeri nga ekipi ynë para se të dalë publik.

  • Raporto dhe blloko

    Kush të bezdis, e bllokon me një prekje. Raportimet i shohim brenda 24 orësh.

  • Të preferuarat

    Ruaji fustanet që të pëlqejnë dhe krahasoji me qetësi para se të vendosësh.

  • Premium

    Kornizë ari që e dallon fustanin tënd në listë. 19,99 €, paguhet një herë.

Në Kosovë, në Shqipëri dhe kudo ku jetojnë shqiptaret.

KosovëShqipëriMaqedoni e VeriutMal i ZiGjermaniZvicërAustriItaliSuediBelgjikëBritani e MadheSHBA

Pyetjet e shpeshta

Nuk e gjete përgjigjen? Na shkruaj në [email protected] dhe të përgjigjemi sa më shpejt.

  • Shumë shpejt. Po bëjmë kontrollet e fundit para se ta dorëzojmë në App Store. Lër email-in dhe të njoftojmë ditën që del.

Regjistrohu në listën e pritjes

Të njoftojmë me email sapo Fustana të dalë në App Store. Është falas, dhe mund të çregjistrohesh kurdo.